Aksident me vdekje në Levan-Vlorë. Detajet e para

Aksident me vdekje në Levan-Vlorë. Detajet e para

22:42, 21/01/2022

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Levanin me Vlorën.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë, shoferi 53-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip "Covert" me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco