Meta: Rugova, ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të pavarësisë së Kosovës

Meta: Rugova, ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të pavarësisë së Kosovës

22:35, 21/01/2022

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka përkujtuar 16-vjetorin e vdekjes së ish-kreut të shtetit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Meta shprehet se Rugova ishte ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të pavarësisë së Kosovës.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot kujtojmë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë.
Ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco