Po hidhte mbeturinat/ 61-vjeçari rrëshket te koshi dhe humb jetën

Po hidhte mbeturinat/ 61-vjeçari rrëshket te koshi dhe humb jetën

22:13, 21/01/2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan. Një 61-vjeçar ka qenë duke hedhur mbeturinat në kosh, kur edhe ka pësuar një incident.

Burri 61 vjeç ka rrëshkitur te koshi i mbeturinave dhe ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se  duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco