DENONCIMI/ 'Veliaj po bën presion, Alimehmetit i ofruan 100 mijë €, presione me largime nga puna'

DENONCIMI/ 'Veliaj po bën presion, Alimehmetit i ofruan 100 mijë €, presione me largime nga puna'

16:28, 21/01/2022

Një tjetër skandal është denononcuar këtë të premten në konferencën e jashëtzakonshme për shtyp të FSHF. Shoqata rajonale e Tiranës, nërpmjet një letre akuzon kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, për kërcënime dhe oferta korruprive ndaj anëtarëve të saj në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në FSHF.

SYRI TV

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ka dërguar në FIFA një letër ankimuese për ndërhyrjet në fushatën e zgjedhjeve në FSHF dhe kërcënimet e vazhdueshme që ka marrë nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erjon Veliaj.

Një gjë e tillë u bë publike gjatë konferencëne jashtëzakonshme për shtyp nëpërmjet, Aldi Topçiut, drejtori Juridik dhe i Licencimeve në FSHF. 

Në letrën drejtuar FIFA-s, shoqata rajonale e Tiranës denoncon, se procesi i zgjedhjeve është nën një kërcënim serioz për shkak të ndërhyrjes agresive të politikës dhe segmenteve të krimit.  

"U bënë disa javë që anëtarët tanë janë detyruar të marrin pjesë në mbledhje me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn dhe drejtorin e sporteve në Bashki Gjergji Muzakën, duke u diktuar atyre kandidatin e preferuar, përndryshe do të përballen me masa si humbja e punës dhe me pasoja të rënda, nëse nuk bëhet “zgjedhja e duhur”.

Me afrimin e zgjedhjeve në Tiranë, që do të mbahen më 24 janar të vitit 2022, presioni ka ardhur në rritje duke sjellë nga ambientet e Bashkisë për takime individuale anëtarë të Shoqatës Rajonale Tiranë, Sulejman Adili, Endrit Agushi, Eugen Kruja, Xhek Alushi, Mirel Harizaj, Akil Jakupi dhe Indrit Myrtja. Kërkesa e kryetarit Veliaj është e drejtpërdrejtë: bëni zgjedhjen e duhur për të shmangur probleme në të ardhmen.

E ndjejmë shumë që është shumë e rëndësishme t’ju informojmë se disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arjan Cuka, i cili njihet si një biznesmen në fushën e ndërtimit, ka kërkuar në një takim me kandidatin për kryetar të Shoqatës Rajonale Tiranë, Krenar Alimehmeti, duke i ofruar 100 mijë euro për të tërhequr kandidaturën e tij", thuhet në letrën drejtuar FIFA-s.

Shoqata kërkon ndihmën e FIFA-s, pasi sipas saj, demokracia dhe liria e të zgjedhurit e të menduarit, ndodhen nën rrezik serioz nga kërcënimet dhe ofertat financiare të korruptuara nga kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco