‘PD do rikthehet në krye të vendit’/ Berisha: Vendimi i parë, George Soros dhe i biri ‘non grata’

‘PD do rikthehet në krye të vendit’/ Berisha: Vendimi i parë, George Soros dhe i biri ‘non grata’

22:22, 20/01/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i vendosur për ta shpallur ‘non grata’ në Shqipëri George Soros dhe të birin e tij Alexi Soros.

Në emisionin ‘Drejt’, Berisha theksoi se që të dy kanë kontribuar në vendosjen e monizmit në Shqipëri, sepse me projektet e tyre në një mënyrë apo tjetër punojnë për Serbinë e Madhe.

Berisha: E deklaroj prapë se në çdo rast PD në pushtet, vendimi i parë do të jetë George Soros non grata në Shqipëri, bashkë me të birin. Që të dy sepse kanë kontribuar në vendosjen e monizmit në Shqipëri, sepse me projektet e tyre në një mënyrë apo tjetër punojnë për Serbinë e Madhe. Me mbështetjen që i japin aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë vendosin hegjemoninë serbe në rajon dhe pas saj influencën ruse. Asnjë dyshim, do të shpallet non grata për kontributin në rivendosjen e monizmit në Shqipëri.

Pyetje: A beson vërtet në një rikthim të PD në krye të vendit?

Berisha: E sigurt. Unë besoj dhe jo kot në dinjitetin njerëzor, fibrën sovraniste të qytetarëve shqiptarë, besoj në nevojën jetike të qytetarëve shqiptarë për liri.

Pyetje: Por e ka vrarë fibrën sovraniste të shqiptarëve klasa politike në këto 30 vite, me një qasje vasaliste ndaj ambasadorëve me influencë?

Berisha: E ka dëmtuar por jo vrarë. Kur nisa Foltoren se dija cila do ishte përgjigjja por dija se duhet ti drejtohesha menjeherë fibrës së dinjitetit njerëzor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco