Yuri Kim: Nuk dërgojmë dosje për Berishën në Gjykatën e Parisit, nuk ndodh kështu, nuk ndodh...

Yuri Kim: Nuk dërgojmë dosje për Berishën në Gjykatën e Parisit, nuk ndodh kështu, nuk ndodh...

21:29, 19/01/2022

Yuri Kim deklaron se SHBA nuk do të dorëzojë dosje për ish-kryeministrin Sali Berisha në Gjykatën e Parisit. 

Në 'Now' me Erla Mhillin në Euronews, Kim tha se në rastet e përcaktimeve, SHBA nuk bën publike dosjen. 

Kujtojmë se Gjykata e Parisit ka pranuar të shqyrtojë padinë e liderit historik të PD, Berisha, i cili ka hedhur në gjyq për shpifje sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. 

'Nuk shkon ashtu'... Dhe 'nuk ndodh ashtu' e përsëritur tre herë ishte përgjigjja e ambasadores së SHBA. 

Pjesë nga intervista

Erla Mëhilli: Pra, a do të çoni prova në gjykatë në Paris apo në një gjykatë në Shqipëri apo…
Ambasadorja Kim
: Sapo ju thashë, nuk shkon ashtu …

Erla Mëhilli: Nuk do të çoni prova…
Ambasadorja Kim:
 …Nuk ndodh ashtu …

Erla Mëhilli: …edhe nëse jua kërkojnë në një gjykatë në Paris …
Ambasadorja Kim
: Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu.

Erla Mëhilli: Po çfarë ndodh, nëse gjyqi, Z. Berisha e ka hedhur në gjyq në një gjykatë në Paris Sekretarin Amerikan të Shtetit Z. Blinken. Nëse do të kërkoheshin prova, ju nuk do t’i dërgoni ato? Si është procedura, si…
Ambasadorja Kim
: Nuk do të komentoj për fantazi apo hipoteza. Më pëlqen të jetoj në një botë bazuar në fakte. 

Intervista e plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco