VIDEO-SYRI TV/ Basha hesht për '5 Majin'. Njeriu i tij, pjesë e pazarit!

VIDEO-SYRI TV/ Basha hesht për '5 Majin'. Njeriu i tij, pjesë e pazarit!

19:17, 19/01/2022

Firma ‘Shkëlqimi 07’, është një prej përfituesve nga shkatërrimet që u bënë ditën e sotme në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë. Firma e cila është nën emrin e Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të Agron Kapllanaj, i cili është i emëruar i deputetit Lulzim Basha në PD-në e Fierit, ka përfituar miliona lekë tendera për të ndërtuar në këtë zonë. Kjo firmë ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh, taksa të shqiptarëve në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranë

SYRI TV

Firma  “Shkëlqimi 07” e cila është nën emrin e Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, i cili është i besuari i deputetit Lulzim Basha në PD-në e Fierit, ka përfituar miliona lekë tendera për të ndërtuar në zonën e 5 Majit, ku këtë të mërkurë Policia dhunoi banorët, që mbronin shtëpitë e tyre.

Nuk dihet nëse kjo është arsyeja se pse deputeti Basha nuk bëri asnjë deklaratë publike për këtë ndërhyrje të dhunshme, por kjo firmë ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh, taksa të shqiptarëve në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranës.

Në raportin e publikuar nga Open Data Albania thuhet se hartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk’.

Më faqen e uebit për prokurime transparente ‘Open Procurement’ janë krijuar dy databaza me të dhëna për tenderime në kuadër të projektit të Rindërtimit pas Tërmetit.

Databaza e parë ka të gjitha procedurat fondi për rindërtim që janë zhvilluar në Bashki.

Databaza tjetër ka procedura po të programit buxhetor Fondi për Rindërtimit të zhvilluara nga Fondi Shqiptar për Zhvillim FSHZH.

Shteti shqiptar po aplikon në procedurën e tenderimit rregulla të veçanta të krijuara në Aktin Normativ me Fuqi Ligji datë 9 Dhjetor 2019.

Këto rregulla anashkalojnë legjislacionin e rregullt për Prokurime Publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco