VIDEO/ Vdekja e vajzës 3-vjeçare, babai: Na thanë se ishte virozë

VIDEO/ Vdekja e vajzës 3-vjeçare, babai: Na thanë se ishte virozë

11:12, 19/01/2022

Babai i fëmijës 3 vjeç që humbi jetën në Spitalin e Elbasanit këtë të mërkurë ka folur për mediat duke deklaruar se vajza e tij kishte nëntë ditë e sëmurë dhe mjekët i kanë thënë se kishte virozë.

“Vajza kishte 9 ditë që ishte sëmurë. Dje vajza u bë shumë keq. Kur e vizituan, na dhanë ilaçe për virozë. S’na kanë dhënë asnjë shkak për vdekjen”, ka deklaruar ai.

“Vajza nuk ishte sëmurë një herë”, ka theksuar babai i fëmijës.

Shikoni prononcimin e plotë të babait të fëmijës, siguruar nga Syri TV.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në Spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, fëmija e mitur A. I., 3 vjeç, që pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco