Deklarata e fortë e Ylli Manjanit: Ilir Meta të dorëzojë detyrën e Presidentit, është kompromentuar

Deklarata e fortë e Ylli Manjanit: Ilir Meta të dorëzojë detyrën e Presidentit, është kompromentuar

21:59, 18/01/2022

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaron se presidenti Ilir Meta duhet të dorëzojë detyrën pa pritur mbarimin e mandatit. 

A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Manjani u shpreh se Meta është kompromentuar në detyrën e kreut të shtetit, kur deklaroi se shtyu zgjedhjet e 30 qershorit me kërkesë të Lulzim Bashës. 

Manjani foli edhe për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Metën, duke shtuar se pret që gjykata duhet të përcaktojë në radhë të parë se cilat janë kriteret kushtetuese se si duhet të sillet një kryetar shteti që të quhet kushtetues.

"Ilir Meta ka shumë burrni dhe duhet t'i qëndrojë burrnisë së një fjale. Nëse do t'i rrish tezës që nuk do t'i dekretosh zgjedhjet...qëndrimi në raport me zghjedhjet lokale ka qenë i sforcuar. Argumenti që dha së fundmi se kishte qarë Lulzim Basha që të shtynte zgjedhjet, e kompromenton. Cili është qëndrimi? Ky argument ishte nga më të ultit, më i pavlerë. Zhdekretova zgjedhjet se qau Lulzim Basha. Në këtë kuptim presidenti merr përgjegjësi, është institucion.

Së treti, a duhen dekretuar apo jo? Unë mendoj që ky president nuk ka më kredo publike për ta çuar dhe mbyllur këtë mandat dhe këto muaj, rruga më e drejtë do të ishte dorëzimi i detyrës dhe lejimi i një presidenti tjetër që të dekretonte zgjedhjet në kushte normale. Kjo është në raport të presidentit me zgjedhjet. Kjo pikëpamje duhet të qëndrojë në raport me publikun, në raport me detyrën.

Kjo sjellje e kompromenton detyrën e presidentit. Unë nuk mendoj se duhet shkarkuar për këtë fakt. Unë pres që kushtetuesja të shprehet jo vetëm në raport me Ilir Metën, por të shprehet se kush janë kriteret kushtetuese si duhet të sillet një president që të quhet kushtetues. Pra, të përkufizohet roli kushtetues i presidentit. Kjo do të ishte më e drejta, Ilir Meta të hapte rrugën dhe t'ia linte dikujt tjetër", u shpreh Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco