Avenir Peka: Basha ka qëllim të mbajë logon dhe selinë me njerëzit e vetë! Nuk i duhen më demokratët

Avenir Peka: Basha ka qëllim të mbajë logon dhe selinë me njerëzit e vetë! Nuk i duhen më demokratët

18:29, 18/01/2022

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ish-zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka ka folur për situatën në Partinë Demorkatike.

Peka e ka krahasuar situatën në PD me një lojë në fusha të ndryshme, pasi njëra palë luan basketboll dhe pala tjetër futboll.  

Peka: Të dyja palët në PD, njëra palë luan futboll tjetra basketboll. Lujanë në dy fusha të ndryshme. Foltroja e cila ka 90-95% këmbëngulin akoma te PD, ndërkohë që Lulzim Basha është një hap përpara, pasi në mendjen dhe planet e veta ka mbaruar punë me këtë pjesë të PD-së, ka mbaruar punë me kryesinë ata që i ka larguar, ka mbaruar punë me grupin parlamentar ata që i ka larguar, do mbarojë punë me Këshillin Kombëtar me këtë rregullin e ri që po mungove tre herë të përjashton.

Lulzim Basha ka një synim për të krijuar partinë e vetë por me këtë logo dhe këtë seli, atij nuk i intereson as sa ngelet grupi parlamentar, as sa ngelet Këshilli Kombëtar, as sa ngelet Kuvendi Kombëtar dhe as sa ngelen votues. Ai është i gatshëm që përveç strukturave që po i largon është i gatshëm të largojë edhe anëtarësinë, ata që nuk po i lë në takime janë anëtarë që nuk lejohen nga Basha. Lulzim Basha ka këtë skemë, që të largojë sa më shumë që ti ngelen ata mbështetës të vetët me këtë logo me këtë seli. Qëllimi i tij është të mbajë logon jo sa ka mbrapa vetes. Këta që nuk i lejon në takimi ai nuk i quan të vetët. Ai ka mbaruar punë me këta. Nuk i duhen më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco