Paralajmërimi i Metës: Në 25 korrik 2022 do flas me popullin e 2 marsit

Paralajmërimi i Metës: Në 25 korrik 2022 do flas me popullin e 2 marsit

22:08, 17/01/2022

Presidenti Ilir Meta deklaroi në 'Çim Peka Live' se pas dorëzimit të detyrës së kreut të shtetit në 24 korrik 2022, do t'i rikthehet politikës. 

Meta paralajmëroi se do të jetë përkrah shqiptarëve dhe qytetarëve të 2 marsit, duke kujtuar kështu protestën e madhe në Tiranë, në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i shtetit tha se në të ardhmen do të udhëheqë beteja për sovranitet. 

"Zero çështje për Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Deri me 24 korrik 2022 une do te jem ne kete detyre dhe ne 25 korrik 2022 une do flas me popullin e 2 marsit. Se çdo ndodhe me te ardhmen time dhe se çfarë do te bej pas 24 korrikut 2022 une nuk kam nevoje per zedhenes tjeter veç Tedi Blushit. Te jeni te bindur se une popullin e 2 marsit do e therras per ceshtje madhore. Une kam vetem nje axhende sepse kam vetem nje atdhe. Une do te jem gjithmone me shqiptaret dhe prane shqiptareve sepse fuqia ime eshte vetem e verteta", tha Meta. 

"Për të ardhmen kam plane të udhëheq, nuk kam plane që të udhëhiqem. Në të ardhmen do udhëheq betejat për sovranitet", vijoi kreu i shtetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco