Berisha: Rama pajisi me armë kriminelët në zyrën e Bashës për protestën e 8 janarit

Berisha: Rama pajisi me armë kriminelët në zyrën e Bashës për protestën e 8 janarit

22:19, 17/01/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të tjera skandale nga protesta e 8 janarit para selisë blu, ku akuzoi opozitën se është vetëm një fasadë e qeverisë.

I ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’, Berisha denoncoi Ramë se pajisi me armë trafikantët dhe vrasësit që qëndronin në zyrën e Bashës për ta mbrojtur ndaj protestuesve demokratë.

Berisha: Nga data 8 janar e sot, opozita është vetëm fasadë. Lulzim brava mbahet në atë funksion nga Edi Rama. Nuk përfaqëson asgjë, përveç Edi Ramën. S’kemi të bëjmë më me një parti, por me një peng. Në mes të Tiranës, Rama pranoi të instalohet një grup mercnarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë për të mbrojtur një personalitet që mbrohej nga 8 gardistë, me në krye komandantin e drejtorisë së ruajtjes së personaliteteve, dhe rretherrotull tarfikantë e vrasës. I pajisi me armë. I përdori këto armë kundër protestuesve paqësorë…Beteja ime është tërësisht kundër Ramës. Basha është lëvozhgë e Ramës. Kjo opozitë do të rritet çdo ditë e më shumë deri në përmbysjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco