Mungesa e takimit me Erdogan, Meta: Nderova kujtimin e paharruar të Gjergj Kastriotit

Mungesa e takimit me Erdogan, Meta: Nderova kujtimin e paharruar të Gjergj Kastriotit

21:07, 17/01/2022

I ftuar në Çim Pela Live, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpjeguar se përse nuk është takuar ditën e sotme me homologun turk Rexhep Taip Erdogan.

Meta ka theksuar se sot ka qënë një ditë shumë e jashtëzakonshme dhe i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjithashtu presidenti tha se nëse do kërkonte një takim sot, do bënte një sforcim për ta takuar sepse ka pasur një axhende vërtet shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim.

Meta: Sot ka qënë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar z.Erdogan. Z. Erdogan ka qënë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa me mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një axhende vërtet shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Z. Erdogan nuk ka qënë i ftuar nga unë.

Doja të falenderoja me shume mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar.

Kam patur një ditë shumë të mirë sot. Në kalendarin tim 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme. Nuk kam asnjë koment për vizitën e z. Erdogan sepse siç ju thashë jam shumë i lumtur që axhenda ime sot ka qënë plotësisht e fokusuar tek përkujtimi i veprës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco