Me dron super-inteligjentë me kosto 8 milionë euro, Shqipëria do të furnizohet nga Turqia

Me dron super-inteligjentë me kosto 8 milionë euro, Shqipëria do të furnizohet nga Turqia

19:43, 17/01/2022

Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dron super inteligjentë. 

Qeveria shqiptare do të paguajë 8 milionë euro për këtë.

Dronët inteligjentë pritet të përdoren për kontrollin e territorit në Shqipëri nga policia.

Dronët do të shërbejnë për rritjen e sigurisë kombëtare në tërësi.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur këto dronë do të jenë në dispozicion të policisë shqiptare.

Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021 qeveria shqiptare e cilësonte këtë projekt si prioritar, i cili do të kushtojë 8 milionë euro.

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka parë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese. 

Këta dronë janë prodhim i kompanisë turke “Baykar Technologies”.

Sipas asaj që raporton vetë kompania turke, marrëveshje për furnizim me dronë inteligjentë ka lidhur edhe me shtete si Polonia, Ukraina, Azerbajxhani, Letonia dhe Pakistani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco