Deputeti Basha ‘vulos’ hakmarrjen ndaj kritikëve, përjashton nga grupi parlamentar 4 deputetë

Deputeti Basha ‘vulos’ hakmarrjen ndaj kritikëve, përjashton nga grupi parlamentar 4 deputetë

16:00, 17/01/2022

Lulzim Basha vijon hakmarrjen ndaj deputetëve kritikë ndaj tij. Sot me firmë të Gazmend Bardhit i është dërguar Kuvendit kërkesa për përjashtimin nga grupi parlamentar të Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Edmond Spaho si dhe për të hequr nga Komisionet Parlamentare deputetët që kanë dal në krah të liderit historik të PD Sali Berisha.

SYRI TV

Deputeti Lulzim Basha ka vijuar hakmarrjen e tij ndaj deputetëve demokrat të cilët janë në mbështetje të ish-kryeministri Sali Berisha, duke i përjashtuar nga grupi parlamentar.

Në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Edmond Spaho, nuk do të jenë më pjesë e grupit parlametar pas masave disiplinore të mara nga Kryesia e Partisë Demokratike, e cila është shkarkuar në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Partia Demokratike njofton Kuvendin se kreu i grupit Parlamentar do të jetë Enkelejd Alibeaj, post ky i mbajtur nga Alfred Rushaj.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj do të jetë nënkryetar Kuvendi, duke marr postin që ka mbajtur deputeti Enkelejd Alibeaj.

Pas vendimeve të marra ditën e shtunë në Këshillin Kombëtar, PD njofton edhe propozim-emerime te tjera që kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

PD njofton se kanë propozuar edhe ndryshime në përbërjen e delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco