Ndoka: Erdogan te vendi ku u zhvillua beteja e Albulenës, aty ku 30 mijë ushtarë turq...

Ndoka: Erdogan te vendi ku u zhvillua beteja e Albulenës, aty ku 30 mijë ushtarë turq...

14:48, 17/01/2022

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, ka reaguar lidhur me për vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë. 

Vizita e Erdogan u bë në ditën e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.  

I revoltuar Ndoka shkruan se beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku është sot Erdogani, në Kurbin, në vendin ku mbetën të vrarë 30 mijë ushtarë osmanë dhe ku u kap rob edhe Hamza Kastrioti.

Postimi i plotë i Nokës:

Lavdi Gjergj Gjon Kastrioti [🇦🇱]

Heroi ynë Kombëtar

Atlet i Krishtërimit Europian!

Mbas 554 vitesh, vjen për kafe provokimi “Sulltan” Erdogani, takohet me “Jeniçer” Ramën. Beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku sot vjen Erdogani!

Aty mbetën mbi 30 mijë ushtarë turq ku u kap rob edhe tradhtari Hamza.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco