Rama me Erdoganin/ Meta bën homazhe për Skënderbeun në Lezhë

Rama me Erdoganin/ Meta bën homazhe për Skënderbeun në Lezhë

13:11, 17/01/2022

Ndërsa në Laç po zhvillohej ceremonia me të pranishëm presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama, disa kilometra më tutje ndodhej presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Ai kreu homazhe te memoriali i Skënderbeut në Lezhë në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Skënderbeu është jo vetëm Heroi ynë Kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë, në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por edhe njëkohësisht është ky personalitet i jashtëzakonshëm, edhe një hero i qytetërimit evropian, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë, dhe rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, tha Meta.

Edhe më herët, Meta reagoi me një postim online në këtë përvjetor. Ai publikoi edhe një video nga momentet kur Skënderbeu lufton me turqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco