FOTO/ Erdogan sjell makinën Maybach edhe pse do qëndrojë disa orë

FOTO/ Erdogan sjell makinën Maybach edhe pse do qëndrojë disa orë

12:28, 17/01/2022

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka zgjedhur të udhëtojë në këtë tur me makinën e tij ‘Mercedes Benz Maybach’, edhe pse do të qëndrojë vetëm 8 orë në vendin tonë, raporton BW.

Kjo makinë mësohet se është e njëjta me të cilën presidenti turk ka shëtitur kryeministrin Edi Rama në Stamboll gjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi. Në korrik të vitit 2016, Rama u filmua pasagjer në ‘Maybach’-un që e drejtonte vetë Erdogan.

Sipas disa mediave turke, Erdogan e mori këtë mjet edhe kur vizitoi Nju Jorkun vjet. Vetëm kostoja e transportit të makinës ishte 270 mijë dollarë.

Që nga viti 2017, Erdogan e merr vazhdimisht mjetin e blinduar S600 Guard me vete. Makina kushton rreth 475 mijë euro. Erdogan është i fiksuar pas makinave Mercedes.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco