FOTOT/ Mbërrin Erdogan, mediat turke: Rama bëri një deklaratë kritike

FOTOT/ Mbërrin Erdogan, mediat turke: Rama bëri një deklaratë kritike

11:10, 17/01/2022

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbërriti në vendin tonë për një vizitë disaorëshe.

Ai u prit në aeroport nga kryeministri Edi Rama. Erdogan pritet të zhvillojë disa takime dhe ndalesa në vend.

Ndërkohë mediat turke po e ndjekin me intensitet të madh këtë vizitë.

Gazeta ‘Cumhuriyet’ (Republika) shkruan se kryeministri Edi Rama ‘ka bërë një deklaratë kritike përpara vizitës së Erdogan’.

Duke folur për gazetën britanike, Financial Times, Rama është shprehur se të gjithë vendet që duan të bashkohen me BE-në, duhet të ‘refuzojnë ofertat nga fuqitë e huaja dhe të ruajnë besimin te ëndrra anëtarësimit në BE’.

Gazeta thekson se Rama nuk e përmendi specifikisht Turqinë, por është media britanike që thekson se vende të tilla si Rusia, Kina dhe Turqia po përpiqen të rrisin ndikimin në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco