Ironia e analistit: Çfarë duhet t'i ndodhë kryetarit që ka humbur 5 palë zgjedhje?

Ironia e analistit: Çfarë duhet t'i ndodhë kryetarit që ka humbur 5 palë zgjedhje?

21:04, 16/01/2022

Analisti Dritan Shano, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se më në fund PD po hyn në rrugë të mbarë.

Shano thekson se është njohur me gëzim dhe i lehtësuar me disa ndryshime serioze në rregulloren e Këshillit Kombëtar.

Ai shprehet se në këto ndryshime thuhej se çdo anëtar i cili mungon 3 herë pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak në mbledhje përjashtohet nga Këshilli Kombëtar i PD - edhe pse mund të jetë i zgjedhur me votë nga anëtarësia.

Shano vlerëson se vetëm mund të imagjinohet se çfarë i ndodh tani atij Kryetari të PD i cili humb zgjedhjet 5 herë rresht për të njëjtat shkaqe dhe pa njoftim paraprak.

Postimi i Dritan Shanos:

Më në fund PD hyn në rrugë të mbarë. U njoha me gëzim dhe i lehtësuar me disa ndryshime serioze në rregulloren e Këshillit Kombëtar. Në këto ndryshime thuhej se çdo anëtar i cili mungon 3 herë pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak në mbledhje përjashtohet nga Këshilli Kombëtar i PD - edhe pse mund të jetë i zgjedhur me votë nga anëtarësia.

Imagjinoni se çfarë i ndodh tani atij Kryetari të PD i cili humb zgjedhjet 5 herë rresht për të njëjtat shkaqe dhe pa njoftim paraprak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco