‘Basha, turpi i dheut’/ Berisha: Rama e furnizoi me pajisje për të sulmuar demokratët

‘Basha, turpi i dheut’/ Berisha: Rama e furnizoi me pajisje për të sulmuar demokratët

13:12, 16/01/2022

Akuza të ashpra ka lëshuar lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ndaj Lulzim Bashës nga Shkodra, në 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Pasi e akuzoi Bashën se u furnizua me mjete policore nga Rama për të sulmuar demokratët në 8 janar, Berisha iu bëri thirrje demokratëve që të heqin dorë nga mbështetja për të, duke e konsideruar si turpin e historisë.

‘Ky kryeministër mori peng njeriun që mbështetëm me të gjithë zemër dhe energjinë Lulzim Bravën. Unë shfrytëzoj këtë takim t’iu them shqiptarëve të ndalen dhe të mendojnë; A duhet pluralizmi në Shqipëri? A është pluralizimi motori i demokracisë apo të pranojmë monizmin e shëmtuar? Ata që mendojnë se krahasimi nuk është i drejtë u them:

Po çfarë mund të bëjë më shumë një narko-kryeministër sesa të rrethojë me policë selinë e PD dhe të sulmojë demokratët. Të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e policisë dhe t’iu vërsulin demokratëve mercenarët se duan të hyjnë në shtëpinë e tyre. Nuk ka situatë të tillë në asnjë vend.

A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me policë dhe kriminelë, njeriun që i mbyll dosje krimi. Kjo nuk mund të ndodhë veçse në Shqipëri. Ju bëj thirrje demokratëve që kanë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bashën të heqin dorë prej tij, është turpi i dheut.

U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj dhe sakrificën, vuajtjen, qëndresën, e atyre që iu votuan. Ndahuni nga Basha atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin. Ata që mbështesin Bashën ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve’, u shpreh lideri historik i demokratëve Sali Berisha në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco