Skandali i inceneratorëve/ Klodian Zoto dhe Stela Gugallja paguajnë veten për konsulencë

Skandali i inceneratorëve/ Klodian Zoto dhe Stela Gugallja paguajnë veten për konsulencë

10:53, 15/01/2022

Skandali në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, e quajtur afera më e madhe korruptive në këto 30 vite demokraci, për të cilën ka përfunduar në pranga edhe një ish-ministër, vijon të thellohet.

CNA.al ka siguruar të tjera dokumente, të cilat tregojnë sesi pronarët e koncesionit të inceneratorëve kanë paguar edhe veten e tyre, për “konsulencë”.

Sipas tabelës më poshtë, pronarët e inceneratorëve, në vetëm shtatë fatura të vitit 2021, kanë paguar kompaninë “Zoto Consulting”, miliona lekë. Tabela tregon qartë, se kompania në fjalë është paguar rregullisht me rreth 6 milionë lekë në muaj. 

Që në një total i bie të ketë marrë 4.200.000 lekë, për vetëm 7 muaj.

Image

Pra vetë Klodian Zoto ka paguar veten e tij, 42 milionë lekë për vetëm shtatë muaj.

Kush është ZOTO Consulting?

Sipas ekstraktit zyrtar, ZOTO Consulting është regjistruar në QKB, në 15/09/2017. Dhe aksioner është Klodian Zoto me 90% të aksioneve. Si dhe Denisa Tollkuçi me vetëm 10% të aksioneve.

Image

Image

Kjo e fundit, është një emër i cili del edhe tek inceneratorët.

Pra, Klodian Zoto këshillon vetveten dhe paguan veten me miliona lekë në muaj.

Por, jo vetëm Zoto ka nevojë të këshillohet nga Zoto. Pra, të këshillojë vetveten. Edhe Stela Gugallja, pronarja e incenerarorit të Elbasanit, e shpallur në kërkim, gjithashtu ka paguar veten, për konsulencë.

Sipas dokumentit më poshtë, në shtatë fatura, të vitit 2021, “Consulting SE Partners”, është paguar me një shifer prej rreth 11 milionë lekë në muaj, nga pronarët e inceneratorëve.

Image

Pra, në një total për vetëm shtatë muaj, kjo kompani është paguar nga pronarët e inceneratorëve, mbi 70 milionë lekë.

“Consulting SE Partners”, është regjistruar në QKB me 06/10/2017 dhe Stela Gugallja ka 80% të aksioneve. Ndërsa 20% i ka Julia Demneri. Kjo e fundit është edhe administratore, prej datës 25/09/2021. Ndërsa para kësaj date, administratore ishte Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit.

Image

Image

 

Pra edhe Stela Gugallja është paguar për të konsultuar veten, ashtu si dhe Klodian Zoto.

Pra, meqë janë pronarë kanë nevojë edhe për “konsulta”, duke marrë dhjetëra milionë lekë.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu se në disa shkrime ekskluzive, CNA.al ka treguar sesi pronarët e inceneratorëve, janë në ortakëri me pronarë apo drejtues mediash.

Gjithashtu, CNA.al nëpërmjet dokumenteve ka treguar sesi “plehrat” i kanë kyçur gojën shumë mediave, por edhe të ashtuquajturve gazetarë, që dalin e bëjnë avokatinë publike të kësaj afere.

 Dokumentet tregojnë sesi janë paguar me miliona euro, televizione, apo edhe portale periferike. Por, edhe vetë pronarët kanë paguar veten e tyre, për konsulencë./CNA.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco