Piciri: PD identifikohet me Berishën, demokratët të marrin selinë e tyre

Piciri: PD identifikohet me Berishën, demokratët të marrin selinë e tyre

22:32, 13/01/2022

Deputeti Erion Piciri, në një intervistë me Skype në emisionin Çim Peka Live, deklaroi se PD identifikohet me Sali Berishën.

Piciri thekson se demokratët, që janë shumicë, duhet të marrin selinë e tyre.

“Janë shkatërruar vlerat dhe demokracia e brendshme. Basha nga frika e votës ka shkatërruar PD-në si parti pluraliste dhe e lirisë. Ajo që ndodhi më 8 janar ishte trishtim i madh për Bashën, që donte ta mbante me forcë selinë blu. Basha do të vjedhë një votë historike si ajo e PD. Këta janë ardhacakë që duan të përjashtojnë liderët themelues. Sot po ndodh grabitja e logos së PD me ndihmën e qeverisë. Demokratët duhet të marrin selinë e PD.

Lulzim Basha ka frikë nga votat e anëtarëve. Duhet luftë, luftë dhe vetëm luftë. Po grabitet logo e PD-së. Duhet të kemi respekt ndaj votës dhe ndaj atyre njerëzve që mbyten me gaz aty nga qeveria dhe nga ky që është nën urdhërat e qeverisë. Nëse një burrë 70 e ca vjeçar përballet me gaz për parimet e demokracisë, unë jam me të. Mënyra si po luftojmë për PD-në, mendoj se nesër do luftojmë për demokracinë. Duhet të ketë presion, sepse nuk mund të kuptohet që policia të hyjë në një godinë të një partie politike. PD identifikohet me Sali Berishën, sepse Berisha është vetë historia e Partisë Demokratike”, deklaroi Piciri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco