Dhuna e mercenarëve ndaj demokratëve/ Bardhi 'shet' Bashën: Nuk i njoh personat që dalin nga zyra e Lulit

Dhuna e mercenarëve ndaj demokratëve/ Bardhi 'shet' Bashën: Nuk i njoh personat që dalin nga zyra e Lulit

22:23, 13/01/2022

Deputeti Gazment Bardhi ka tradhëtuar deputetin Lulzim Bashën në lidhje me dhunën e ushtruar nga mercenarët e tij në drejtim të demokratëve të cilët hipën në ballkonin e zyrës së kryetarit të PD-së.

Në emisionin ‘Opinion’, Bardhi tha se nuk i njihte personat që dilnin nga zyra e Bashës dhe përlesheshin me demokratët në ballkonin e katit të dytë të selisë së PD-së.

Në bashkëbisedim me gazetarët, Bardhi la të kuptohej tha se në ambientet e PD-së ka patur një numër të shtuar të punonjësve të gardës.

Fevziu: Kush janë këta persona që dalin nga selia e PD?

Bardhi: E para nuk dalin nga selia e PD. Ti ke qenë në selinë e PD dhe e kupton që ai ambjent ku kanë hipur është brneda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së kryetarit të opozitës dhe me rregullat e Gardës së Republikës besoj e kuptoni që një person…

Artan Hoxha: Janë gardistë?

Bardhi:  Nuk i njoh.

Fevziu: Gardistë që godet me bisht kazme unë nuk di….

Bardhi: Disa nga zyrat anësore të selisë së PD-së janë thyer me atë drurin që ka në dorë ai zotëria. Dhe ato bishta kanë ardhur nga poshtë lart Partisë Demokratike. Sikundër në ambjentet e PD-së ka patur një numër të shtuar të punonjësve të gardës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco