VIDEO SYRI TV/ Dy mercenarët e Lulzim Bashës të dënuar për krime të rënda

VIDEO SYRI TV/ Dy mercenarët e Lulzim Bashës të dënuar për krime të rënda

16:41, 13/01/2022

Më 8 janar Lulzim Basha mobilizoi kontingjent kriminal për të dhunuar demokratët ku mbetën të plagosur 10 protestues. SYRI TV disponon dokumentet ku mercenarët e Bashës rezultojnë me dënime të rënda për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, vjedhje, trafik si dhe armëmbajtje pa leje. Dy prej këtyre personave janë Arjan Myrto i arrestuar për vrasje me dashje e I dënuar për armëmbajtje pa leje, si dhe Arjan Alldervishi i dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhje.

Nga SYRI TV

Gjykata e Tiranës vendosi dje që të lirojë nga qelia edhe mbështetësit e Lulzim Bashës, të cilët më 8 janar dhunuan demokratët protestues.

Por kush janë mercenarët e Lulzim Bashës?

Ata rezultojnë persona me precedent penal dhe të dënuar për krime të rënda, por kjo duket se nuk e ka penguar Lulzim Bashën  që ti fus në zyrën e tij për të sulmuar demokratët. SYRI TV publikon sot vendimet për 2 prej këtyre mercenarëve, ku rezulton se ata kanë qenë të arrestuar dhe dënuar për krime të rënda si tentativë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, vjedhje apo edhe aktivitete të tjera.

Ardjan Myrto është një prej mercenarëve të Lulzim Bashës, i cili është me precedent të theksuar penal e që prej kohësh është një nga mbrojtësit e Lulzim Bashës e që më 8 janar ishte një prej dhunuesve të demokratëve.

Redaksia e SYRI-t ka siguruar kopjen e vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për Ardjan Myrton, ku rezulton se më 20.08.2012 Gjykata e Tiranës ka dhënë për të masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Gjykatës, Myrto është përfshirë në një përplasje me armë të ndodhur në zonën e Kopshtit Zoologjik mes disa personash e ku mbeti i plagosur qytetari me iniciale E. O. Në muajin mars të vitit 2013 për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës vendosi që ta dënojë me 16 muaj burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që akuzën e plagosjes e mori përsipër një tjetër i pandehur.

Por duket se prej lirimit nga qelia, Myrtio nuk ka fshehur mbështetjen dhe përkrahjen e Lulzim Bashës ku edhe në fotot e postuara ai duke vazhdimisht që qëndron në zyrat e selisë blu përkrah Lulzim Bashës.

Një tjetër përkrahës i Lulzim bashës që më 8 janar ishte në zyrën e tij për të dhunuar demokratët është edhe Arjan Alldervishi. Ky i fundit më datë 10 dhjetor 2003 është dënuar nga gjykata e Tiranës me 9 muaj burgim pasi u arrestuar për vjedhje të një lokali në zonën e Krrabës ku dhe është banues. Sipas vendimit të Gjykatës Alldervishi është futur në mesnatë në një lokal të zonës dhe ka vjedhur prej aty 2 steka me cigare dhe karta rimbushëse telefoni.

Pas arrestimit Alldervishi ka kërkuar gjykimin e shkurtuar, duke pranuar aktet e prokurorisë dhe provat e si përfundim u zbatua procedura e gjykimit të shkurtuar me uljen e dënimit me 6 muaj të konvertuar me 2 vite shërbim prove.

Por këta nuk janë të vetmit mercenarë të Lulzim Bashës që kanë pasur probleme me drejtësinë. Mediat kanë denoncuar që disa prej tyre kanë qenë të dënuar edhe për trafik droge apo me dënime në vende të ndryshme të Europës për trafiqe e krime të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco