Skandali/ Berisha: Garda qëndroi bashkë me kriminelët përkrah Bashës

Skandali/ Berisha: Garda qëndroi bashkë me kriminelët përkrah Bashës

14:06, 13/01/2022

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha përpara gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Tiranës, se një nga gjërat më skandaloze më 8 janar, ishte qëndrimi i njerëzve të Gardës së Republikës me kriminelët mercenarë të Lulzim Bashës.

“Ka prova të padiskutueshme që aty në seli ka pasur njerëz të armatosur. Aty kishte njerëz të armatosur”.

“Momenti që dëshmon shkrirjen në një të Ramës me Bravën, është garda. Lulzim Brava, në kundërshtim me ligjet e vendit, mbrohet nga garda, sepse ai është i shkarkuar.

Oficerët e gardës nuk mundet kurrë të qëndronin në mbrojtje të një njeriu që mbante afër, vrasës dhe banditë. Ata zbatojnë porositë e partisë. Një përfaqësues i gardës është i detyruar që të thotë se unë me vrasës dhe trafikantë nuk e mbroj këtë.

Pranimi nga garda i kriminelëve në rrethimin e dytë është krim shtetëror,” tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse ka dhënë prova dhe emra në prokurori, Berisha është shprehur se një pjesë të emrave, të atyre që ai i quan mercenarë, vrasës e trafikantë, i ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa ka shtuar se do të dorëzojë çdo provë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco