Kullat te PD/ Berisha: Pronarët janë marrë vesh me Lulzim Bravën

Kullat te PD/ Berisha: Pronarët janë marrë vesh me Lulzim Bravën

13:58, 13/01/2022

I ashpër ka qenë reagimi i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.

Pasi e akuzoi Bashën se është i lidhur me narko-shtetin dhe me grupe kriminelësh e fondamentalistësh, Berisha u shpreh se ai është i gatshëm për interesin personal të shembë selinë e PD për ndërtimin e kullave.

“Momenti që është më flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së dyti, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti, mos harroni se ky është personi që për pazare personale dhe pasurimin personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën e PD për shkak të kullave”, tha Berisha.

“Ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale, ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do ndërtoheshin aty, dhe duhet ta dini, dhe shkoni ta pyesni Erion Veliajn, se të gjithë të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi të marrë vesh me Lul Bravën. 

Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip, që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia, e shndërroi selinë e PD, duke ia dorëzuar Edi Ramës të blinduar,” tha Berisha.

Ai tha se selia e PD do u kthehet demokratëve, duke shtuar se nuk do lejohet zbatimi i projektit për të ndërtuar kulla në atë territor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco