Berisha: Basha mblodhi në selinë e PD një bandë kriminale, e ktheu në strofull vrasësish

Berisha: Basha mblodhi në selinë e PD një bandë kriminale, e ktheu në strofull vrasësish

22:20, 12/01/2022

Lideri historik Sali Berisha ka folur për dhunën ndaj demokratëve në selinë e PD në protestën e 8 janarit.

I ftuar në RTK, Berisha tha se kryetari i shkarkuar e ka kthyer selinë e PD në një strofull për bandat kriminale.

“Mendoj se lajmi më kryesor i 8 janarit, ishte ky. Një i vetëshpallur kryetar opozite i shkarkuar nga 44 mijë antarë kishte grumbulluar në shtëpinë e demokratëve vrasës, trafikantë, pengmarrës.

Pra kishte shëndërruar këtë institucion në një strofull të një bande kriminale.

Mblodhi cubat për të mbrojtur veten në seli! Kjo ndodhte në qendër të Tiranës me lejen dhe miratimin e narkoqeverisë shqiptare.

Ky përbën problemin më tragjik të sotëm të Shqipërisë. Opozita shqiptare ishte më e lodhur me krimin se kushdo tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco