EMRI/ U aksidentua për vdekje, ja kush është viktima në Kukës

EMRI/ U aksidentua për vdekje, ja kush është viktima në Kukës

18:26, 12/01/2022

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor 30-vjeçar në Kukës.

Mësohet se viktima është shtetasi Sadri Duraku, 30 vjeç. Ai po ecte me biçikletë, kur u përplas nga një automjet.

Shoferi i aksidentit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur "Ura 6-metroshe", shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen",  ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco