A Show/ Altin Basha: Mendoj se do ndërtohet vetëm një Teatër Kombëtar pa kulla

A Show/ Altin Basha: Mendoj se do ndërtohet vetëm një Teatër Kombëtar pa kulla

22:47, 07/12/2021

I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, regjisori Altin Basha ka folur mbi prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri me të gjitha kushtet.

Sipas regjisorit Basha, aty ku ishte teatri do të ndërtohet vetëm një teatër pa kulla.  

Krasta: Skena e Teatrit Kombëtar te Turbina. Je drejtor i Eksperimentalit, por unë nuk e fsheh që unë kam mendimin që ajo është për teatër. Mund të luaj mendsh brenda arrogancës inxhinierike, por nuk e kundërshtoi faktin se ju mund t’ju pëlqejë ai vend. Por aktorët thonë se aty nuk ka akustikë dhe aty ka një ‘sens industrial’ dhe duket që është një martesë e zorshme me prirje për divorc.

Basha: Nëse do më pyesni për akustikën është e vërtetë që është një problem që mund të adresohet por nëse më pyesni a ka martesë të lumtur mes artit të vërtet që duhet të ishte në një ndërtesë klasike dhe kësaj ndërtese që është nuk e shoh si një pengesë pasi një nga teatret më të famshëm në Gjermani në Berlin zhvillohet në një hangar avionësh. Ka një tendecë të përdorimit të hapësirave të mëdha industriale në qëndra arti dhe kjo është e shëndetshme. Dhe ajo ndërtesë më mirë që nuk është me pallate dhe është një ndërtesë që shfrytëzohet nga arti dhe kultura. Është një qëndër ku ndodhin ngjarje.

Krasta: Gjatë harkut të këtyre muajve gati para një viti, a ka ndodhur ndonjë proces analitik ndryshe në mendimin për zhvillimet mbi Teatrin Kombëtar?

Basha: Është e sigurt që aty do të ndërtohet një teatër.

Krasta: Edhe po të jetë me kulla sipër?

Basha: Unë mendoj që aty do të ndërtohet vetëm një teatër.

Krasta: Po të ketë kulla, si njeri i kulturës çfarë mendimi ke?

Basha: Si njeri i kulturës për mua është e rëndësishme që aty të ketë një teatër kombëtar pasi shqiptarët e meritojnë të kenë një teatër me të gjitha kushtet pas 100 vite që luajmë teatër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco