I dështuar? 11 policë të komisariatit 2 dalin të pastër në analizën e dytë të drogës

I dështuar? 11 policë të komisariatit 2 dalin të pastër në analizën e dytë të drogës

16:05, 07/12/2021

Të paktën 51 efektivë deri në këtë fazë kanë rezultuar pozitiv më testin e drogës të kryer pas urdhrit të Gledis Nanos.

Në drejtorinë e Vlorës dhe të Sarandës këtë të martë u shënuan 18 raste e ndërsa drejtoritë e tjera të vendit ende nuk janë nënshtruar testit.

Testi i drogës në Policinë e Shtetit ka marrë goditjen e parë pasi 11 efektivat e komisariatit nr. 2 që rezultuan përdorues në analizën e parë, kanë përsëritur edhe njëherë ekzaminimin duke dalë të pastër.

Me analizat e dyta në duar, ata kanë kërkuar rikthimin në detyrë ndërkohë që mësohet se kanë nisur bisedimet me strukturat e policisë për gjetjen e një zgjidhje.

Ky precedent ka vendosur në pikëpyetje gjithë procesin pasi efektivat e policisë në të gjitha qarqet janë duke kundërshtuar rezultatet e testimit duke kërkuar përsëritjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco