Testi i drogës/ Rritet numri i policëve që kanë rezultuar pozitivë

Testi i drogës/ Rritet numri i policëve që kanë rezultuar pozitivë

11:21, 06/12/2021

Ditën e djeshme, 5 nëntor u publikuan rezultatet e para të testit të drogës për efektivët e policisë së 6 komisariateve në Tiranë. 11 policë kanë rezultuar se janë përdorues të drogës. Por Ora News raporton se numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë ka shkuar në 20.

Kjo nuk është një shifër zyrtare pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit, por Ora News mëson se efektivët kryesisht janë të patrullës së rendit. Nuk dihet ende se çfarë lënde narkotike kanë konsumuar.

Më 11 dhjetor pritet që të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare nga Gledis Nano dhe priten largime nga detyra.

Disa nga efektivët që kanë rezultuar pozitivë nuk e kanë pranuar rezultatin dhe janë shprehur se do të ankimojnë testin sepse sipas tyre mund të ketë një gabim në rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco