VIDEO/ ‘Foltorja’, Berisha: Diaspora në Amerikë, rol themelor për shqiptarët

VIDEO/ ‘Foltorja’, Berisha: Diaspora në Amerikë, rol themelor për shqiptarët

18:09, 05/12/2021

Lideri historik i demokratëve duke folur në ‘Foltoren’ me shqiptarët në Amerikë është shprehur se kjo diasporë ka luajtur gjithmonë rol themelor për shqiptarët, kudo që janë.

‘Të dashur qytetarë dhe qytetare të dy vendeve më të dashura për shqiptarët, Shqipërisë dhe SHBA. Ju përshëndes sonte përzemërsisht, përulem me shumë mirënjohje para jush që u bashkuat nga të 4-anët e atij vendi të madh në një ‘Foltore’ historike.

Kjo sepse në historinë e kombit tonë, Kosovës, dhe kudo ku janë shqiptarë, shqiptaro-amerikanët diaspora dhe emigracioni ynë kanë luajtur dhe do të luajnë një rol themelor, të madh të mbështetjes së fuqishme të çdo angazhimi të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar.

Në një seri takimesh në mbarë vendin, në këtë lëvizje dua të ju rrëfej ju se kam gjetur në mënyrë absolute të njëjtin entuziasëm optimizëm, si në revolucionin paqësor të dhjetorit 1990.

Natyrshëm lind pyetja se si mund të ekzistojnë kjo shkallë kaq e lartë në shoqërinë shqiptare, tani pas 30 vitesh. Edhe sot njësoj si 30 vite më parë shqiptarët përballen me një diktaturë, por tashmë të një lloji tjetër, në drogën dhe krimin dhe modelin e shkuar të Shqipërisë.

Sot pas 30 vitesh shteti ligjor në Shqipëri është zëvendësuar me shtetin e kapur nga droga dhe krimi. Ata vendosin sot, kudo, në rrugë, institucione, parlament dhe qeveri. Për shqiptarët, alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi masiv nga Shqipëria.

Sot ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit, kur rroga e tyre ka qenë më e larta në rajon. Sot paguajnë çmimet më të shtrenjta, në Europë dhe më gjerë’, tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco