VIDEO/ 'Non grata', Berisha: Blinken është keqinformuar nga lobimet korruptive të Ramës dhe të Soros

VIDEO/ 'Non grata', Berisha: Blinken është keqinformuar nga lobimet korruptive të Ramës dhe të Soros

18:21, 05/12/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje live me Skype me shqiptarët në Amerikë, foli për shpalljen e tij 'non grata'.

Berisha theksoi se Blinken është keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.

“E vërteta është se më 14 maj unë jam shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Unë i kam kthyer letër, duke i thënë se jeni keqinformuar nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Sorosit. Vetë DASH tha se burimet kishin qenë OJF-të dhe mediat e kontrolluara nga qeveria aktuale.

A mund të imagjinohet se mund të dënohet një njeri, sepse shpifin kundërshtarët e tij politikë.

Jam shpallur non grata pa pasur asnjë akuzë nga askush nga asnjë individ a shtet mbi tokë, shpallet non grata, pasi partia e tij humbi zgjedhjet, për të shndërruar PD-në si satelit të qeverisë.

Kjo hakmarrje sepse në pranverën e 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të Soros, sepse Soros ka derdhur miliona euro për të shkatërruar PD-në.

Kam kërkuar që të ndalohet veprimtaria e Soros jashtë Amerikës. Qëndrimet e Soros kanë qenë antidemokratike dhe antikombëtare, siç është edhe Ballkani i Hapur, që ka marrë emrin e tij, që është rikthim i homogjenisë serbe në Ballkan”, deklaroi Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco