'Të nisin negociatat me Shqipërinë'/ Meta: Përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, anëtarësim në BE sa më shpejt

'Të nisin negociatat me Shqipërinë'/ Meta: Përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, anëtarësim në BE sa më shpejt

18:23, 30/11/2021
 

Kreu i shtetit Ilir Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Presidenti thotë se mbështet dhe inkurajon çdo hap që afron Shqipërinë me BE, objektiv ky strategjik kombëtar. 

Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës“, thotë kreu i shtetit në një deklaratë.

DEKLARATA 
E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. 

Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003. 

Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar. 

Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës. 

E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco