Ankorohet në Portin e Vlorës pas 6 orësh qëndrim në det të hapur trageti i nisur nga Brindizi

Ankorohet në Portin e Vlorës pas 6 orësh qëndrim në det të hapur trageti i nisur nga Brindizi

17:10, 30/11/2021

Ankorohet në portin e Vlorës pas gjashtë orësh qëndrim në det të hapur trageti i nisur nga Brindisi. Disa nga 129 pasagjerët që ishin në bord, treguan momentet e panikut dhe frikës që përjetuan për shkak të stuhisë detare, detyroi tragetin të qëndronte për gjashtë orë në Gjirin e Karaburunit

NGA SYRI TV

Gjashtë orë pasi qëndroi në det të hapur me 129 pasagjerë në bord, arriti të ankorohej në portin e Vlorës, trageti i nisur nga porti i Brindisit.

Tentativa e parë e ankorimit në port dështoi, pasi gjatë kohës që trageti u fut në basen, u këputën kavot lidhëse, duke detyruar kapitenin të dal strehohet në gjirin e karaburunit, për të shmangur erën dhe dallgët e mëdha.

Pas ankorimit të tragetit në port, disa nga pasagjerët rrëfyen momentet e frikës dhe panikut që përjetuan për gjashtë orë qëndrimi në det, ndërsa ngritën akuza se nuk u lajmëruan për avarinë.

Ndërkohë, probleme me ankorimet dhe nisjen e trageteve ka pasur edhe në portin e Durrësit, pasi dy nga fanarët orjentues të basenit në port u dëmtuan nga moti i keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco