VIDEO/ Furtunë në Vlorë, përmbyten disa rrugë. Ka vështirësi në qarkullim

VIDEO/ Furtunë në Vlorë, përmbyten disa rrugë. Ka vështirësi në qarkullim

19:58, 28/11/2021

Furtuna ka përfshirë qytetin e Vlorës, mbrëmjen sotme. Shtrëngatat e shiut dhe era e fortë kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve, duke kufizuar pamjen për shoferët.

Nga reshjet niveli i ujit në rrugë është rritur duke dalë mbi trotuare. Në pothuajse të gjithë kryqëzimet e qytetit janë krijuar radhë trafiku për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në Vlorë. Mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco