Rama ‘i vetmuar’ në Vlorë, nuk flet as me Metën as me Lelin

Rama ‘i vetmuar’ në Vlorë, nuk flet as me Metën as me Lelin

10:23, 28/11/2021

Edi Rama ishte i ‘vetmuar’ në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës.

Kryeministri mbërriti në sheshin e flamurit ku bie në sy asnjë komunikim, asnjë përshëndetje me Dritan Lelin dhe presidentin Ilir Metën.

Meta e Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, teksa më pas kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.

Sheshi i monumentit të Pavarësisë në Vlorë ishte i mbushur me qytetarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco