Moti për sot, shi dhe dëborë në zonat malore

Moti për sot, shi dhe dëborë në zonat malore

08:20, 28/11/2021

Duke filluar nga orët e para të ditës së diel, moti mbetet i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore.

Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime.

Ndërsa nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco