VIDEO/ Rama, Zaho, Linda dhe... Endri Fuga te Papa Francesku

VIDEO/ Rama, Zaho, Linda dhe... Endri Fuga te Papa Francesku

21:52, 27/11/2021

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Vatikan.

Kreu i qeverisë është pritur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Në takimin me Papën, Rama kishte me vete edhe bashkëshorten Linda Rama, djalin Zaho si dhe...Endri Fugën. 

Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë.

Ka qenë Kardinali ai që ka nisur fjalën i pari në këtë ceremoni, ndërsa uroi që të gjithë shqiptarët të bekohen nga një rreze nga qielli dhe një varg engjëjsh.

Rama ndodhet në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco