FOTO/ 'Mbante në krahë djalin e mitur me xhupin blu', momentet e fundit të farmacistes në Vlorë

FOTO/ 'Mbante në krahë djalin e mitur me xhupin blu', momentet e fundit të farmacistes në Vlorë

17:14, 27/11/2021

Është publikuar fotoja e 34–vjeçares, Pamela Mërtiri e cila një ditë më parë u hodh nga kati i pestë i një pallati në Vlorë, bashkë më djalin e saj të mitur vetëm 1 vjeç, duke gjetur vdekje.

Siç duket në fotot e siguruar nga BW, 34-vjeçarja shihet teksa ngjitet në shkallët e pallatit nga ku u hodh, së bashku me djalin në krahë.

Farmacistja 34 vjeçare Pamela Mërtiri jetonte në Tiranë, ndërsa mësohet se mesditën e djeshme udhëtoi drejt Vlorës, ku edhe ndërmori aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës së saj dhe vogëlushit, që solli vetë në jetë një vit më parë.

Nuk dihet ende nëse 34 vjecarja ishte takuar më parë me prindërit e saj, apo shkoi në pallatin pranë me qëllimin e qartë për t’u vetëvrarë. Ishin banorët e zonës të cilët të tronditur kanë parë ngjarjen dhe janë perpjekur t’i japin ndihmën e parë të resë dhe foshnjes, por nuk mundën t’i shpetonin ata nga fati tragjik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco