VIDEO/ ‘Tragjedia në Deçan’, Muhaxheri: Ka versione të ndryshme! Ka fikë dhe tension mes banorëve

VIDEO/ ‘Tragjedia në Deçan’, Muhaxheri: Ka versione të ndryshme! Ka fikë dhe tension mes banorëve

16:53, 27/11/2021

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Elisa Gjerani, zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri ka komentuar sulmin tronditëse në Deçan, si dhe mbledhjen e dy qeverive dhe Open Ballkan.

Gjerani: Ngjarja e rëndë dje më Deçan, ku mendohej se mund të kemi një sulm terrorist por më vonë u tërhoqën.

Muhaxhiri: Para se ti japin emër këtij sulmi, konsideroj se vetë sulmi ka qënë tronditës. Kanë humbur jetën disa nxënës pa asnjë pikë faji, si dhe shoferi me faturinon. Deri tani ka versione të caktuara për rastin dhe ende nuk dihet pse ka ndodhur ai sulm. Por ne po flasim për jetë të humbura të të rinjve tanë e cila është më e dhimbshme se kush e ka bërë aktin kriminal. I shpreh ngyshëllimet familjarëve dhe të lënduarve nga sulmi i dëshirojmë shërim ssa më të shpejtë. Si ngjarje nuk duhet të përsëritet pasi ne jemi lodhur nga situata terrorizuese dhe drejtësia duhet të marë vendimin e merituar për këtë akt të shëmtuar.

Gjerani: A ka pasur frikë dhe panik mes banorëve të zonës së Gllogjanit?

Muhazheri: Patjetër që ka pasur frikë mes banorëve nga ky rast. Kam kontaktuar edhe me banorë më të informuar për rastin dhe të zonave të tjera, të Komunës së Gjakovës. Kjo na bënë të ndiemi të mërzitur dhe e vetmja punë është që të arrestohet autori dhe të mari dënimin e merituar.

Gjerani: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë? Si e komentoni? A kishte risi?

Muhazheri: Këto mbledhje janë bërë tradicionale që kanë filluar në 2014 mes Thaçit dhe Ramës. Edhe këtë vit janë mbledhur me rastin e 28 Nëntorit. Me Albin Kurtin kryeministër, të gjitha ato marrëveshje që janë arritur deri tani, nuk mendoj që kanë me çuar peshë në zbatim nga ana e Kurtit, pasi Kurti në momentin që është bërë kryeministër është larguar më shumë me Shqipërinë dhe afruar me shtete të tjera. Për mendimin tim është një mbledhje formale pa asnjë peshë për Albin Kurtin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco