VIDEO SYRI TV/ Banorët kundër Bypass-it Radhimë-Orikum: Projekti, për të vjedhur pronat

VIDEO SYRI TV/ Banorët kundër Bypass-it Radhimë-Orikum: Projekti, për të vjedhur pronat

16:11, 27/11/2021

Ndërtimin e Bypass-it Radhimë –Orikum banorët e zonës e cilësojnë si një projekt korruptiv me qëllim vjedhjen e pronave të tyre. Banorët e Radhimës shprehen të shqetësuar edhe për indiferencën e institucioneve shtetërore duke mos i marrë parasysh kërkesat, ndërsa shtojnë se Bypass-in ta bëjnë pa shembur banesat e tyre.

SYRI TV

Banorët e Radhimës kanë dalë kundër projektit të qeverisë për "Lungomare 3", ku do ndërtohet By Passi Radhimë-Orikum.

Ndërtimi i këtij aksi do të prek disa banesa dhe biznese atye prane, të cilat do të shemben për t'i hapur rrugën projektit.

Por banorët dhe kryetari i fshatit e cilësojne projektin si korruptiv dhe për qëllime klienteliste.

Hyrjet Havaraj, kryetari i fshatit Radhimë akuzon qeverinë se By pass-i po bëhet më qëllim për të vjedhur pronat e banorëve.

Edhe njëri prej pronarëve që preken nga projekti, Agim Begotaraj tha se bypassi do bëhët me qëllim vjedhjen e pronave të tyre.

Ai tha se nuk është kunder bypasit, port a bëjnë pa shembur banesat e tyre.

Banorët e radhimës thonë se institucionet nuk i kanë njoftuar zyrtarisht për projektin, por pavarësisht kësaj ata i kanë dërguar shkresa zyrtare Bashkisë dhe Kryeministrisë ku shprehin shqetësimin e tyre, pa deri më tani ata vijojnë të mbeten pa përgjigje nën frikën se humbjës së pronave për tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco