Sekuestrohen 49 kg marijuanë dhe një sasi kokaine në kufirin greko – shqiptar

Sekuestrohen 49 kg marijuanë dhe një sasi kokaine në kufirin greko – shqiptar

11:32, 27/11/2021

Operacioni në aksin Kakavijë - Janinë, në vendin e quajtur Kallpaq. Eshtë ndaluar një mjet Seat Altea që vinte nga kufiri (ndoshta nga dogana) dhe është arrestuar shoferi, shtetas shqiptar.

Janë gjetur në vende të improvizuara enkas në shasinë e mjetit 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gram marijuanë dhe një pako me 24.7 gram kokainë. U sekuestruan 300 euro dhe 1 celular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco