Akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, prangoset i riu në Tiranë

Akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, prangoset i riu në Tiranë

10:52, 26/11/2021

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Gjithçka ndodhi pasi prindërit e 13-vjeçares bënë denoncim në polici. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës në Tiranë dy vite më parë, por e mitura tani ka gjetur forcën të tregojë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco