VIDEO – SYRI TV/ Fermerët në protestë: Subvencione dhe heqje të TVSH, do i bashkohemi Berishës…

VIDEO – SYRI TV/ Fermerët në protestë: Subvencione dhe heqje të TVSH, do i bashkohemi Berishës…

12:55, 25/11/2021

Ashtu siç kishin paralajmëruar prej më shumë se dhjetë ditësh fermerët e Lushnjës kanë zhvilluar një protestë sot para selisë së parlamentit. Fermerët kundërshtojnë paketën fiskale të qeverisë, e cila për ta është diskriminuese. Nga një takim në ambjentet e kuvendit me Kryeministrin Rama në selinë e Kuvendit nuk u arrit në asnjë përfundim. Protestuesve iu bashkuan dhe deputetë të opozitës, ndërsa vetë fermerët shprehen se shpresat i kanë tek  ish kryeministri Berisha.

Syri Tv

Femerët e Lushnjës kanë zhvillur ditën e sotme një protestë tek selia e parlamentit, ku kundërshtojnë  paketën fiskale e cila sipas tyre është diskirminuese për ta.  Rritja e çmimit të inputeve, ndërpreja e subvencioneve për naftën apo blegtorinë sipas protestuese është ndëshkuese për fermerin shqiptar dhe favorizon produktet e importit.

Megjithëse protesta e fermerëve e ka zanafillën  që më datë 12 nëntor, kur u prezantua dhe paketa e buxhetit, kryeministri Edi Rama, vetëm dje gjeti kohën për të takuar një përfaqësi të tyre. Takimi u zhvillua në ambjentet e selisë së kuvendit, por pa ndonjë rezultat konkret. Kreu i sindikatave eduard Sharka, menjëherë pas daljes nga takimi me kryeministrin u shpreh se ata janë aty për tu dëgjuar dhe jo për të marrë leksione nga kryeministri se si duhet punuar toka.

Pranë fermerëve kanë shkuar dhe një përfaqësi e deputetëve të PD-së. Protestuesit nga ana e tyre kanë parlajamëruar përshkallëzim të protestave ndërkohë që shprehen se zgjidhjen e probemeve të tyre e shohin tek ish kryeministri Sali Berisha dhe bashkimi rreth foltores.

Femerët e lushnjës janë ngritur në protestë kundër paketës fiskale të propozuar nga qeveria. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me subvencionimin direct të fermerit për produktet,  heqjen e TVSH për plehrat kimike dhe inputet bujqësore, laboratorë analizash etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco