“Demokracia e dobët” shqiptare në rënie të dukshme 6 vitet e fundit

“Demokracia e dobët” shqiptare në rënie të dukshme 6 vitet e fundit

12:23, 24/11/2021

Nga Alice Taylor*

Demokracia në Shqipëri ka rënë dukshëm gjatë pesë viteve të fundit, siç shihet në pozicionimin e dobët bazuar në disa vektorë krahasimi me Evropën qendrore-lindore, Evropën dhe botën, sipas Indeksit Global State of Democracy.

Shqipëria arriti pikën më të ulët në histori për sa i përket paanshmërisë së administratës, me vetëm 0.37 nga 1 që është maksimalja. Ky vektor vlerëson administratën nëse është korrekte apo e parashikueshme. Shqipëria ishte edhe më dobët për mungesën e korrupsionit, me 0.29, çka do të thotë që korrupsioni është i shfrenuar.

Më 2015, Shqipëria arriti një rezultat të kombinuar 2.34 nga maksimumi katër. Më 2020, rezultati ra në 2.30, me rënie të dukshme në korrupsion, paanësi të administratës dhe demokracinë e drejtpërdrejtë. Kjo rënie ka ndodhur gjatë mandatit të parë e të dytë të kryeministrit Edi Rama.

Rezultati më i ulë nga të gjithë ishte demokracia e drejtpërdrejtë, me 0.08 nga 1 që është maksimalja. Kjo iu referohet mekanizmave për demokraci të drejtpërdrejtë dhe nëse ato përdoren.

Performanca të tjera të dobëta ishin pavarësia e gjyqësorit (0.48) dhe barazia e të drejtat sociale (0.55). Asnjë befasi që Shqipëria shënoi rezultat të dobët për lirinë e shprehjes me vetëm 0.54, nën mesataren globale dhe sipas të gjitha gjasave për shkak të kapjes nga ana e shtetit të institucioneve të medias dhe nga paketat ligjore për median të mbetura pezull.

Zgjedhjet u konsideruan jo veçanërisht të pastra, me rezultat 0.59, ndërsa partitë politike nuk konsiderohen si të lira (0.62).

Performancat mesatare në vend të performancave të larta përfshijnë parlamentin efektiv, integritetin e medias, pjesëmarrjen në shoqërinë civile, pjesëmarrjen në zgjedhje, mirëqenien bazë dhe barazinë gjinore.

Shqipëria pati rezultat të mirë në qeverisjen e zgjedhur, e cila i referohet shkallës në të cilën zgjedhjet përcaktojnë qeverisjen. Mori notë të mirë edhe në ushtrimin e së drejtës për të votuar, akses në drejtësi, liri civile, lirinë e fesë dhe lirinë e lëvizjes.

E përshkruar si “demokraci e dobët” në raport, Shqipëria ka disa nga dënimet më të gjata me burg në botë për shkelje të kufizimeve të pandemisë, deri në 15 vjet. Raporti vë në dukje edhe vendosjen e gjobave për përhapjen e disinformacionit për Covid-19.

Në përgjithësi, raporti tregon se në Evropë progresi drejt demokracisë (në rastin më të mirë) ka ngelur në vend. Demokracitë e stabilizuar qëndrojnë të tilla, por Evropa Qendrore dhe Lindore nuk po ecin dhe aq mirë. Pandemia ka përkeqësuar çështjet ekzistuese dhe tani regjime represive si Azerbajxhani, Bjellorusia, Rusia dhe Turqia po forcohen.

Edhe Serbia përmendet për “problemet e mprehta me zgjedhjet 2020 çka do të thotë se nuk mund të quhet më një vend demokratik” dhe vë në dyshim anëtarësimin e mundshëm në BE.

*Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco