Amendamenti Basha: Kush humbet zgjedhjet, shkarkohet automatikisht

Amendamenti Basha: Kush humbet zgjedhjet, shkarkohet automatikisht

20:01, 23/11/2021

Nga Foltorja e Matit, lideri historik demokrat, Sali Berisha, dha disa mesazhe për kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha.

Por mes të tjerash, Berisha tha se në ndryshimet që do bëhen në statutin e partisë në Kuvendin e 11 dhjetorit, do ketë një amendament të veçantë.

Aty do theksohet se nëse kryetari i partisë humbjet zgjedhjet e përgjithshme, ai shkarkohet automatikisht.

Berisha tha se ky do të quhet ‘amendamenti Basha’, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Por edhe në rrjetet sociale, kjo gjetje e Berishës është pritur me të qeshura. Ndërkohë, në rrjet nuk ndalen memet kundër Bashës.

Ndiqini më poshtë disa prej më pikanteve:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco