Dyndje alarmuese e azilantëve shqiptarë/ Pse hesht Komisioni Europian?

Dyndje alarmuese e azilantëve shqiptarë/ Pse hesht Komisioni Europian?

19:10, 23/11/2021

Më shumë se 1400 shqiptarë kanë aplikuar për azil në shtetet e Bashkimit Europian gjatë gushtit të vitit 2021. Kjo është një rritje me 46 përqind në krahasim me korrikun dhe thuajse dy herë më shumë se qershori.

Sipas agjencisë së Brukselit, EurActiv, shifrat e azilantëve shqiptarë në BE po kthehen në nivelet e para-pandemisë.

Zyra e Statistikave e BE-së thekson se për herë të parë në dy vite, shqiptarët janë në mes të dhjetë vendeve që kanë më shumë aplikime për të marrë azil në BE. Në vitin 2020, numri i aplikimeve për azil u ul për shkak të pandemisë, por ai është rritur sërish.

Agjencia thekson se shqiptarët aplikojnë për azil për shkak të mungesës së punësimit, pagave të ulëta, korrupsionit të ulët dhe zbatimit të dobët të ligjit në Shqipëri.

Por EurActiv është e shqetësuar për diçka tjetër. Sipas saj, Komisioni Europian në raportin e tij thekson se Shqipëria ka plotësuar kushtet e nevojshme duke ulur numrin e aplikimeve të pabazuara për azil.

Por ky trend shqetësues ka bërë që EurActiv të pyesë Komisionin evropian se a ka diçka që nuk shkon me Tiranën për shkak se mijëra njerëz po braktisin vendin dhe po kërkojnë azil çdo muaj.

Megjithatë Komisioni zgjodhi të heshtë, duke theksuar se nuk ka gjë për të komentuar, duke shtuar se i përmbahen një deklarate të mëparshme. Sipas EurActiv, as ajo deklaratë nuk me prekte thelbin e problemit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco