Mbyllet 'Foltorja' e Matit/ Berisha: Të sigurt drejt fitores, Bashën do ta nxjerrim në shoqatë

Mbyllet 'Foltorja' e Matit/ Berisha: Të sigurt drejt fitores, Bashën do ta nxjerrim në shoqatë

19:02, 23/11/2021

Mbyllet 'Foltorja' e Matit, takimi i liderit historik të PD me qytetarët dhe mbështetësit. 

Berisha ftoi delegatët që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, duke deklaruar se demokratët ecin të sigurt drejt fitores. 

Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, tha Berisha, do ta nxjerrë në shoqatë Lulzim Bashën, ndërsa PD-ja do të konsolidohet si forcë politike.

"Do bashkohemi si kurrë ndonjëherë më parë dhe do të shkojmë të sigurt drejt fitores. U bëj thirrje të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së në Mat,. në datën 11 dhjetor të firmosim së bashku rithemelimin e PD dhe pluralizmit politik. Asnjë prej jush të mos i lejojë vetes të keqpërdoret nga shoqata Basha-Bardhi që krijohet në datën 18. 11-a do të shënojë një ditë shumë të rëndësishme për demokracinë nxjerrjen në shoqatë të pengut të Edi Ramës në PD dhe konsolidimin e kësaj force politike. Asnjë hezitim nuk do të ketë. T'i besosh Lulzim Bashës sot ndëshkon veten tënde. Besoj cilido që gjen dy vetë, që nuk thotë më gënjeu, le t'i besojë atij, por nuk i gjen dot kurrë. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë të sigurt drejt fitores". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco